Bayern nis bisedimet me Real Madrid për Omar Mascarell

Futboll

Bayern nis bisedimet me Real Madrid për Omar Mascarell

Më: 14 prill 2018 Në ora: 19:58
Omar Mascarell

Omar Mascarell është në listën e dëshirave të Bayern Munich. Mesfushori është një lojtar kyç nën drejtimin e Niko Kovac te Eintracht Frankfurt dhe trajneri kërkon ta marrë me vete te Bayern sezonin e ardhshëm.

Por Bayern duhet të negociojë me Real Madrid, që pritet të paguajë klauzolën  blerjes së Mascarell për 4 milionë euro këtë verë.

Vendimi i transferimit do të merret nga kushdo që do të jetë trajneri i Real Madrid për sezonin tjetër. Shumë prej mesfushorëve si Casemiro, Modric, Kroos dhe Kovacic do të kthehen vonë pas Kupës së Botës dhe Omar pritet të jetë pjesë e skuadrës në turin e verës.

Në miqësoret që Madrid do të laujë në korrik, ai do të ketë mundësinë të tregojë sesa vlen.

Bayern po përgatit një shumë të denjë për Mascarell, të cilin Kovac e mendon si përforcimin e duhur për sezonin tjetër.

Gjithsesi Madrid nuk do ta lërë aq kollaj talentin duke forcuar një rival direk në Champions League.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat