Liverpooli shënon fitoren e radhës, shkëlqen treshja sulmuese

Futboll

Liverpooli shënon fitoren e radhës, shkëlqen treshja sulmuese

Më: 14 prill 2018 Në ora: 20:25
Liverpooli

Liverpooli ka vazhduar formën e mirë të fitoreve edhe në Premier Ligë.

”The Reds” mposhtën para tifozëve të vet skuadrën e Bournemouthit me rezulatin e pastër 3-0.

Edhe për këtë fitore më meritorët ishin treshja sulmuese, Mane, Salah dhe Firminio, të cilët shënuan nga një gol.

Fillimisht shënoi Mane në minutën e 7-të për 1-0 që ishte edhe rezultati i pjesës së parë. Kurse në pjesën e dytë shënuan edhe Salah (69) dhe Firmino në minutat shtesë.

Pas kësaj fitore, Liverpooli ka 70 pikë në vendin e tretë, ndërsa Bournemouthi ka 38 pikë në pozitën e 11-të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat