Rekordet e mëdha që Salah ka thyer në Premierligë

Futboll

Rekordet e mëdha që Salah ka thyer në Premierligë

Më: 14 prill 2018 Në ora: 22:30
Mohamed Salah

Mohamed Salah vazhdon të thyejë rekorde.Egjiptasi sot shënoi sërish në fitoren 3:0 të Liverpoolit ndaj Bournemouthit në Premierligë.

Me këtë gol, Salah ka thyer disa rekorde në kampionatin anglez.

25-vjeçari është bërë futbollisti i parë afrikan që shënon 30 gola në një sezon të vetëm në Premierligë.

Ai është lojtari i tetë që ka realizuar 30 gola në një sezon të vetëm, dhe vetëm lojtari i tretë i Liverpoolit që ka shënuar 40 gola (në të gjitha garat) gjatë një sezoni të vetëm me klubin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat