Salah kalon Drogban për më së shumti gola sezonal nga një lojtar afrikan në PL

Futboll

Salah kalon Drogban për më së shumti gola sezonal nga një lojtar afrikan në PL

Më: 14 prill 2018 Në ora: 23:57
Momo Salah

Liverpooli fitoi ndaj Bournemouthit me rezultat 3-0 në Ligën Premier.

Me këtë rast sulmuesi egjiptian ka arritur 30 gola sezonal në kampionatin elitar dhe ka asistuar në nëntë të tjerë.

Ylli i Reds është bërë lojtari afrikan me më së shumti gola sezonal në PL.

Salah ka kaluar Didier Drogban e Bregut të Fildishtë, i cili me Chelsean në sezonin 2009/18 kishte shënuar 29 gola.

Emmanuel Adebayor (Togo) renditet i treti me 24 gola në sezonin 2007/08.

Drogba paraqitet edhe një herë në vendin e katër me 20 gola nga sezoni 2006/07.

Top pesëshja e lojtarëve afrikan me më së shumti gola mbyllet nga Yaya Toure (Bregu i Fildishtë) me 20 gola nga sezoni 2013/14.

Vlen të theksohet se në të gjitha garat Salah deri më tani ka shënuar 40 gola për Liverpoolin. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat