Lewandowski: Nuk mund t’i them jo Real Madridit!

Futboll

Lewandowski: Nuk mund t’i them jo Real Madridit!

Më: 15 prill 2018 Në ora: 08:01
Robert Lewandowski

Real Madrid ka eliminuar Juventus në çerekfinalet e Champions League dhe do të ndeshet me Bayern Munich në gjysmëfinale, atje ku luan një nga futbollistët që Florentino Perez kërkon të marrë në ekipin e tij sezonin e ardhshëm, Robert Lewandowski.

Vetë sulmuesi ka folur për këtë temë për gazetën spanjolle “AS” .

“Nuk e di nëse Real Madrid ka bërë një ofertë për mua, sepse për momentin jam i përqendruar totalisht te ndeshjet e fundit të sezonit, por nëse kjo do të ndodhë e pranoj se nuk mund t’i them “jo” ofertës së Real.”

Lewandowski do të jetë objektivi kryesor i “Los Blancos” në meriton e verës, krahas futbollistëve të therë si Kane, Neymar dhe Icardi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat