Salah kalon Messin dhe arrin rekordin e Ronaldos

Futboll

Salah kalon Messin dhe arrin rekordin e Ronaldos

Më: 15 prill 2018 Në ora: 08:32
Salah, Messi dhe Ronaldo

Mohamed Salah nuk po tregon shenja të ngadalësimit, duke kaluar Lionel Messin e duke e arritur rekordin e Cristiano Ronaldos.

Sulmuesi i Liverpoolit dhuroi një tjetër shfaqje të mirë në fitoren 3:0 ndaj Bournemouth, duke shënuar një gol të bukur me kokë.

Ky gol ishte i 30-ti sezonal për Salah, që kryeson bindshëm në ranglistën e golashënuesve në Premierligë, ndërsa arrin të kalojë Messin në garën për Këpucën e Artë.

Egjiptiani po ashtu u bë lojtari i parë në pesë ligat evropiane që arrin të shënojë 30 gola këtë sezon.

Një tjetër rekord i Salah me golin ndaj Bournemouth, është edhe arritja e 30 golave në Premierligë brenda një sezonit, shifër kjo e arritur vetëm nga tetë lojtarë në histori të Premierligës, e njëri prej tyre është edhe Cristiano Ronaldo, që sa ishte pjesë e Manchester United pati shënuar 31 gola në 38 ndeshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat