Suarez: Lojtarët e Barcelonës janë nervoz

Futboll

Suarez: Lojtarët e Barcelonës janë nervoz

Më: 15 prill 2018 Në ora: 10:00
Suarez

Barcelona dje arriti ta mposhtë skuadrën e Valencias në Camp Nou me rezultat 2:1.

Sigurisht Barça ishte favorite për të fituar këtë ndeshje por për ta nuk ishte një ndeshje e lehtë.

Por atmosfera brenda klubit të Barcelonës mbetet ende shqetësuese pasi edhe vet sulmuesi i tyre Luis Suarez konfirmojë se gjërat nuk janë mirë.

Ai pas ndeshjes ndaj Valencisë deklaroi se e lojtarët e dinin se sa e fortë është Valencia dhe se e dinin se nuk do të jetë një ndeshje e lehtë.

“Ishte e rëndësishme që ta fitonim këtë lojë pas humbjes nga Roma në Ligën e Kampionëve.Ne e dimë se fansat janë të nervozuar, por edhe ne lojtarët jemi ashtu”,përfundoi Lusi Suarez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat