Roma – Lazio derbi për Ligën e Kampionëve, formacionet e mundshme

Futboll

Roma – Lazio derbi për Ligën e Kampionëve, formacionet e mundshme

Më: 15 prill 2018 Në ora: 10:55
Ilustrim

Sonte me fillim prej orës 20:45 do të zhvillohet derbi i qytetit të Romës ndërmjet Lazios dhe Romës.

Kjo ndeshje pritet të jetë si çdoherë ndeshje e nxehtë por edhe shum e luftuar pasi që dy ekipet janë në luftën për të siguruar një vend që siguron Ligën e Kampionëve për vitin e ardhshëm.

Në pesë ndeshjet e fundit në mes të këtyre dy skuadrave në të gjitha kompeticionet Roma ka një bilancë më të mirë. Gjithsej janë 3 ndeshje që kanë përfunduar në të mirë të Romës dhe 2 tjera kan përfunduar me fitoren e Lazio-s.

Në të dy skuadrat nuk pritet ndonjë mungesë e madhe në formacionet startuese, dhe të dy trajnerët janë të vetëdijshëm për rëndësin e derbit, kështu që do të hedhin në fushë 11-shën më të mirë të mundhsmë.

Formacionet e mundshme për këtë derbi janë këto:

Lazio: Strakosha, Luiz Felipe, de Vrij, Radu, Marusic, Parolo, Lucas Leiva, Lulic, Milinkovic-Savic, Luis Alberto. Immobile

Roma: Alisson, Fazio, Manolas, Jesus, Florenzi, De Rossi, Strootman, Kolarov, Nainggolan,Ünder, Dzeko.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat