Miranda për barazimin me Atalantën: Barazim i tmerrshëm!

Futboll

Miranda për barazimin me Atalantën: Barazim i tmerrshëm!

Më: 15 prill 2018 Në ora: 10:57
Joao Miranda

Joao Miranda është deklaruar tejet i zhgënjyer me brazimin e Interit te Atalanta.

Inter nuk ka arritur të shfrytëzojë rastin për hyrë në zonën e Ligës së Kamionëve ku sot takohen Lazio dhe Roma, duke barazuar në udhëtim te Atalanta me rezultat 0-0.

“Është një barazim i tmerrshëm. Ne luajtëm mirë, por ne vërtetë kishim nevojë të fitonim këtu”, ka deklaruar Miranda.

“Nuk është e mjaftueshme të luajmë mirë, pasi në këtë fazë të sezonit duhet t’i marrim tri pikë. Ne duhet të punojmë më shumë, nga mbrojtja deri të sulmi”.

“Thjesht kjo nuk është e mjaftueshme nëse dëshirojmë të rikthehemi në Ligën e Kampionëve”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat