CIty ia mësyn yllit të Chelsea-s

Futboll

CIty ia mësyn yllit të Chelsea-s

Më: 15 prill 2018 Në ora: 11:23
Eden Hazard

Pep Guardiola ka në plan të provojë vendosmërinë e Chelseat për Eden Hazard me një ofertë këtë verë.

Sheikët e Cityt dhe trajnerin duan ta përforcojnë edhe më shumë skuadrën për të qenë konkurrues edhe në Ligën e Kampionëve.

Sipas gazetës Sport, Hazard do të jetë një objektiv i transferimeve të Cityt në verë, me Guardiolën duke e bërë lojtarin e Chelseat shënjestrën e tij kryesore.

Trajneri katalunas kërkon tri transferime të mëdha gjatë afatit kalimtar, duke përfshirë edhe yllin belg.

Hazard pritet të largohet nga Chelsea këtë verë dhe është gjithashtu interes edhe i skuadrave tjera të mëdha evropiane.

Gjiganti spanjoll, Real Madridi dhe ai francez Paris-Saint Germain janë vënë pas shërbimeve të tij.

Interesante është se në Madrid ka një besim që Hazard tashmë ka njoftuar Chelsean se ai nuk do të konsiderojë lëvizjen në një tjetër klub të Ligës Premier për shkak të respektit ndaj klubit dhe tifozëv

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat