Napoli gjithnjë e më larg titullit! Xhemaili titullar, Bologna triumfoi

Futboll

Napoli gjithnjë e më larg titullit! Xhemaili titullar, Bologna triumfoi

Nga: Kemajl Goca Më: 15 prill 2018 Në ora: 17:00
Hysaj në veprim

Napoli nuk arriti më shumë se një pikë në ‘San Siro’ në ballafaqim me Milanin, në ndeshjen e javës së 32-të të Serie A. Ky barazim (0:0) është sikurse humbje për napolitanët, po ashtu edhe për Milanin që synon katërshen e madhe.

Mbrojtësi shqiptar, Elseid Hysaj, kreu detyrat e tij me mjaft sukses, por me ekipin e tij nuk u kthyen me pikë të plota. Hysaj në minutën e 64-të, u ndëshkua me karton të verdhë.

Napoli është në vend të dytë me 78 pikë, kurse Milani mban e gjashtë me 53 sosh. Bologna ngadhënjeu me rezultat 2:0 kundër Veronës, duke iu falënderuar golave te Verdit në minutën e 31-të e Nagyt (90+4’). Blerim Xhemaili luajti standard për Bolognan dhe iu gëzuan kësaj fitore, duke u renditur skuadra e tij në pozitën e 11-të me 38 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat