Drita fundos Vllazninën,Trepça 89 vështirson punët Vllaznimit

Futboll

Drita fundos Vllazninën,Trepça 89 vështirson punët Vllaznimit

Më: 15 prill 2018 Në ora: 17:07
Ilustrim

Kanë përfunduar dy ndeshjet e fundit të javës së 27-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Dy takimet kanë përfunduar me fitorën e vendasve me rezultate të thella.

Drita e mposhti skuadrën e Vllaznisë me rezultat 2:0, për ta fundosur atë në fundin e tabelës.Golat për skuadrën e Bekim Isufit i shënuan kapiteni Gërbeshi, i cili shënoi nga penalltia dhe Drilon Musaj i cili shënoi në minutë e 40-të.

Trepça 89 e ka mposhtur Vëllaznimin me rezultat të thellë 3:0. Kjo humbje e gjakovarëve ja vështirson shumë punët për një shkëputje nga pozitat që sigurojnë ndeshjet e barazhit.Oto John me dy gola dhe Llapidar Lladrovci ishin lojtarët që ia dhuruan tri pikë majftë të vlefshme skuadrës nga Mitrovica.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat