Shkupi baras me Vardarin, Renova mundi Pobedën

Futboll

Shkupi baras me Vardarin, Renova mundi Pobedën

Nga: Kemajl Goca Më: 15 prill 2018 Në ora: 17:56
Lojtarët e Shkupit

Pikë që nuk maten as me ari për skuadrat shqiptare, Shkupin dhe Renovën nga Xhepçishti i Tetovës. Shkupi si mysafir barazoi 1:1 me Vardarin e Shkupi, në ndeshjen e javës së 27-të të Kampionatit të Maqedonisë futboll. Futbollisti Omar Imeri është kreator i një pike, i cili shënoi në minutën e 31-të,  ndërsa vendasit barazuan në minutën e fundit. Renova si vendas e mundi me 2:1 Pobedën nga Prilepi. Fatjon Jusufi (44’) e Lucas Marcos (69’) shënuan për fitoren e Renovës, kurse për Pobedën realizoi Zoran Danoski (45’). Renova është në vend të gjashtë me 31 pikë, një më shumë se Shkupi një pozitë më poshtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat