Manchester City ka fituar titullin në Premier League pasi humbjes që Manchester United pësoi në shtëpi kundër WBA.
Ky ka qenë titulli i pestë në historinë e “qytetarëve” dhe menjëherë nuk ka munguar festa e futbollistëve në rrjetet sociale.
Duke nisur nga gëzimi i treguar “live” nga Vincent Kompany në “Instagram” te reagimet e Kyle Walker dhe Benjamin Mendy, me të vërtetë gazmore për këta dy lojtarë që u shpallën për herë të parë kampionë të Anglisë.
“Në minutat e fundit të ndeshjes së United me një telefon po flisja me Walker ndërsa me tjetrin me De Bruyne. Festuar së bashku,” – tregon Company.
Ndërkohë postimi i Walker ka qenë fantastik. Duke postuar videon e Forrest Gump duke vrapuar, ai shkroi: “Unë, duke shkuar te shtëpia e Mendy për ta marrë për në festën e titullit.”
Edhe përgjigja e Mendy ka qenë e këndshme. Ai postoi një video qesharake duke festuar: “Kështu po të pres para derës,” – ishte mesazhi.
Ndërkohë, edhe klubi i Manchester City, në faqen zyrtare në “Twitter” ka nxjerrë një foto me karikaturat e lojtarëve me mesazhin: Kampionë të Anglisë, koha jonë, titulli ynë.”
Edhe De Bruyne e Sergio Aguero kanë postuar mesazhe feste…