Derbi nuk ka fitues, Lazio dhe Roma ndajnë vendin e tretë…

Futboll

Derbi nuk ka fitues, Lazio dhe Roma ndajnë vendin e tretë…

Më: 15 prill 2018 Në ora: 22:43
Pamje nga ndeshja

Eshtë mbyllur në barazim pa gola derbi kryeqytetit italian në stadiumin “Olimpico” mes Lazio dhe Roma, ku faktikisht kanë munguar emocionet edhe rastet për shënim.

Mundësinë më të mirë e pati Bruno Peres, por braziliani goditi shtyllën në fundin e pjesës së parë, pjesa tjetër e ndeshjes nuk pati spektakël dhe pavarësisht se ruajtën rrjetën të paprekur portierët Alisson Becker dhe Thomas Strakosha nuk patën shumë punë, edhe pse vlen për t’u përmendur një pritje shpëtimtare e shqiptarit në minutën e fundit ndaj tentativës së Edin Dzeko.

Të dy skuadrat ndjenë edhe lodhjen e ndeshjeve të mesjavë kur Kupat e Europës, ku Roma arriti një kualifikim historik ndaj Barcelonës, ndërsa Lazio u eliminua nga Salzburg.

Në dhjetë minutat e fundit Lazio luajti me dhjetë futbollistë pas kartonit të kuq të marrë nga Radu.

Lazio dhe Roma mbeten në zonën Champions pasi ndajnë vendin e tretë me nga 61 pikë, kur mbeten gjashtë ndeshje para fundit, një pikë më shumë se Inter i vendit të pestë që barazoi 0-0 ndaj Atalanta, të shtunën në mbrëmje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat