PSG turpëron Monaco-n dhe shpallet kampion

Futboll

PSG turpëron Monaco-n dhe shpallet kampion

Më: 15 prill 2018 Në ora: 22:59
Pamje nga ndeshja

Paris Saint-Germain ka shpartalluar Monaco me rezultatin e thellë 7-1 duke siguruar titullin kampion. Pjesa e parë e dominuar bindshëm i ka dhënë fitoren kryeqytetasve që gjetën golin e parë që në minutën e 15’ me talentin Lo Celso. Pas tij ishte Cavani vetëm dy minuta më vonë që barazon Ibrahimovic me 113 gola të shënuar në Ligue 1.

Tre minuta më pas ishte Di Maria ai që trefishon rezultatin me një lehtësi të madhe dhe që prej atij momenti është vulosur titulli i PSG. Lo Celso shënon golin e tij të dytë personal dhe të katërtin e ekipit të tij në minutën e 27’. Katërt gola për 12 minuta, PSG është një makineri e pandalshme në Ligue 1.

Në fund të pjesës së parë Monaco jep një shenjë jete me goline Rony Lopes. Por pas pushimit ishte sërish PSG ekipi që gjeti golin me Di Maria në minutën e 58’. Por turpërimi më i madh për Monaco erdhi në minutën e 76’ kur Falcao shënoi një autogol duke shtuar vuajtjet e ekipit të tij që duhet t’i dorëzojë në këtë mënyrë titullin rivalëve. Për mbylljen e madhe mendoi Draxler në minutën e 87 pas pasimit të Pastore. PSG ka shpartalluar keq ish-kampionët dhe është rikthyer në fronin e Francës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat