Vidal do të operohet, në dyshim për gjysmëfinalet ndaj Real Madridit

Futboll

Vidal do të operohet, në dyshim për gjysmëfinalet ndaj Real Madridit

Më: 16 prill 2018 Në ora: 13:05
Mesfushori hori kilian Arturo Vidal

Mesfushori kilian është lënduar në stërvitjen e djeshme të Bayern Munichut.

Arturo Vidal mund të jetë mungesa e madhe e Bayernit, në dy ndeshjet gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve përballë Real Madridit, pas lëndimit që ka pësuar në gju të dielën në mëngjes.

Trajneri i bavarezëve, Jupp Heynckes ka konfirmuar mesfushori do t’i nënshtrohet një intervenimi të vogël kirurgjik, por ai shpreson që Vidal t’ia dalë të kthehet në kohë për të luajtur me Realin

“Arturo ka rrëshqitur dhe ka rënë në gju, gjë që ia ka shkaktuar edhe lëndimin”, ka thënë Heynckes. “Ai do të operohet dhe nuk do të luajë ndaj Leverkusenit në Kupën e Gjermanisë, por duke e njohur karakterin e tij luftarak, shpresojmë që të kthehet sa më shpejt”, ka theksuar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat