Presidenti i PSG-së e mohon marrëveshjen me ish-trajnerin e Dortmundit

Futboll

Presidenti i PSG-së e mohon marrëveshjen me ish-trajnerin e Dortmundit

Më: 16 prill 2018 Në ora: 17:39
Thomas Tuchel

Presidenti i Paris Saint-Germainit, Nasser Al-Khelaifi, i ka hedhur poshtë raportimet në media se klubi tashmë ka nënshkruar me Thomas Tuchel.

Raportohej se ish-trajneri i Borussia Dortmundit ka arritur marrëveshje me gjigantin francez për ta zëvendësuar Unai Emeryn nga sezoni i ardhshëm.

Megjithatë, duke folur pas fitores 7-1 kundër Monacos, e cila edhe ia siguroi titullin në Ligë 1 PSG-së, Al-Khelaifi ka thënë: “Sikur të kishim nënshkruar me dike, tashmë do t’ju kishin njoftuar”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat