Reagimi në “Bernabeu”, Buffon: Ndonjëherë gabojmë, njerëz jemi

Futboll

Reagimi në “Bernabeu”, Buffon: Ndonjëherë gabojmë, njerëz jemi

Më: 16 prill 2018 Në ora: 23:28
Reagimi në “Bernabeu” nga Buffon

Polemikat ndaj deklaratave që lëshoi pas ndeshjes me Realin e Madridit nuk kanë pushuar ende dhe Gianluigi Buffon duket se po tërhiqet.

“Vendimet që marrim tregojnë se çfarë njerëzish jemi, me të mirat e të këqijat tona. Ndonjëherë e teprojmë, ndonjëherë gabojmë. Por, kjo do të thotë të jetosh. Pas ndeshjes me Realin kam bërë shumë shëtitje për të medituar”, u shpreh kapiteni i Juventusit, i cili u ndëshkua me karton të kuq në Bernabeu pas reagimit të ashpër kur arbitri akordoi 11-metërsh në minutën e fundit të takimit çerekfinal të Champions League.

Pavarësisht zhurmës që bënë deklaratat e tij të ashpra (“Në vend të zemrës, arbitri ka një kazan plehrash”), Buffon ecën me kokën lart.

“Ishte një javë që më dhuroi emocione të forta, të bukura, adrenalinë… Për këtë jetoj”, tha Buffon.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat