Raineri komenton luftën për Champions në Serie A

Futboll

Raineri komenton luftën për Champions në Serie A

Më: 17 prill 2018 Në ora: 13:48
Claudio Ranieri,

Lufta për një vend që dërgon në Ligën e Kampionëvë në Seria A është duke u bërë tejet dramatike.

Ekipet romane, Roma dhe Lazio kanë nga 61 pikë, 1 pikë me shumë se Interi në vendin e pestë që ka 60 pikë, raporton KosovaPress.

Për këtë garë që duket se do të zgjas deri në fund të kampionatit ka folur edhe Claudio Ranieri, ish-trajneri i Interit dhe Romes.

“Është një garë e mrekullueshme që do të perfundoj në fotofinish. Takimi Lazio-Inter do të jetë deciziv”.“Mendoj se Interi do ta luaje pikërisht ndaj Lazios kualifikimin e saj në Champions,” u shpreh Raineri.

Ai ka komentuar edhe deklaratën e Simone Iznaghi që kohë më parë ka deklaruar se Lazio janë ata që prishin punë.

 “Inzaghi po punon shumë mirë. Interi dhe Milani kanë bere investime të rëndësishme por jo gjithmonë ata që hapin portofolin marrin menjëherë rezultate të medha. Lazio është një skuadër që funksionon. Më vjen keq që u eliminua nga EL ne atë menyre, por katër minuta nuk hedhin poshte një sezon”, deklaro ish trajneri i Interi.

Ndërsa ai nuk la pa komentuar edhe gjasat e Milanit për një kualifikim në Ligën e Kampionëve.

“E vështirë. Duhet të fitoj të gjitha ndeshjet dhe të shpresoj në kombinime favorizuese. Edhe Gattuso ka zhvilluar një punë të madhe. Jo vetëm grintë dhe vendosshmëri, Milani luan mire.Nuk është kushtëzuar nga skepticizmi. Ka menduar vetëm që të punoj”, përfundoi Raineri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat