Verratti nuk është pishman që refuzoi Barcelonën

Futboll

Verratti nuk është pishman që refuzoi Barcelonën

Më: 17 prill 2018 Në ora: 14:06
Mesfushori italian Marco Verrattin

Mesfushori italian është i lumtur te skuadra e Paris Saint-Germain.

Gjatë verës së shkuar Barcelona kishte këmbëngulur ta transferonte në Camp Nou,
Marco Verrattin, por ky i fundit kishte preferuar të qëndronte te PSG.

Vetë futbollisti thotë se është i kënaqur me vendimin që ka marrë pasi ndjehet
shumë mirë në Francë,transmeton KosovaPress.

“Jam i lumtur me vendimin që kam marrë për të qëndruar dhe tani jam i bindur
për këtë”, ka thënë Verratti për Canal+.

“Dua të qëndroj këtu. Te PSG ndihem mirë dhe dua të fitoj me këtë fanellë”.
Verratti është pjesë e PSG-së që nga viti 2012 ku u transferua nga Pescara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat