Klubi i futbollit Prishtina nesër (15.00) e zhvillon ndeshjen për finalen e 9-të Kupës nga viti 1991. Rezultatin 1:0 nga ndeshja e parë e ka në favor, ndërsa më shumë se 90 minuta apo edhe në penallti mund të shkohet vetëm nëse vendasit e mbyllin me epërsinë e njëjtë sikurse Prishtina në Pejë.
“Ndeshje e vështirë. Nivelet, diferencat janë shumë të vogla. Duhet të shohim mënyrën se si do të menaxhojmë takimin. Ne do të shkojmë se s’bënë pa shënuar atje.
Kështu që fushë e nxehtë Vushtrria, është shumë mirë që është fushë e nxehtë, sepse fundi i fundit përkrahin skuadrën e tyre, por ne do të shkojmë për t’u kualifikuar”, ka thënë Mirel Josa, kryetrajner i Prishtinës.