Kritikat në drejtim të Karim Benzemas

Futboll

Kritikat në drejtim të Karim Benzemas

Më: 17 prill 2018 Në ora: 16:40
Karim Benzema

Kritikat në drejtim të Karim Benzema kanë qenë të shumta këtë sezon dhe vetë sulmuesi pretendon se y negativitet është për të mirën e medias.

Lojtari i Real Madrid ka kaluar një sezon të vështirë përpara portës, duke shënuar vetëm pesë herë në La Liga, gjithsesi ai është mbrojtur nga kritikat në intervistën e re për Vanity Fair.

“Lojtarët e mëdhenj gjithmonë kritikohen pasi shesin gazeta. Nëse bëj një ndeshje të keqe, nuk kam nevojë të lexojë shtypin për ta marrë vesh.

“Gjithmonë luaj për të ndihmuar shokët e ekipit dhe të mundohem të fitoj gjithçka por nuk më intereson nëse emri im është nëpër gazeta, nuk ka asnjë kuptim për mua.”

Benzema gjithashtu ka përgëzuar presidentin Florentino Perez për mbështetjen që i ka dhënë gjatë viteve të fundit.

“Pasi kalova një ditë në burg, u ktheva shumë i mërzitur dhe Florentino më priti në Valdebebas. Ai më dha mbështetjen e tij të plotë mua dhe familjes sime".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat