Barcelona “ngec” në Vigo, vendos dora e Aspas

Futboll

Barcelona “ngec” në Vigo, vendos dora e Aspas

Më: 17 prill 2018 Në ora: 23:18
Pamje nga ndeshja

Barcelona ka ruajtur ecurinë pa humbje në La Liga por gjithsesi nuk ka arritur të fitojë ndeshjen jashtë fushe ndaj Celta Vigo në Estadio de Balaidos.  Ishte një ndeshje që i kishte të gjitha por në fillim të gjithë mbetën të habitur nga formacioni i Valverde-s i cili kishte lënë në stol emra si Messi, Busquets, Pique dhe Alba sikur të ishte një ndeshje kupe ndaj një skuadre inferiore.

Kjo ishte hera e parë pas 16 vitesh që Barcelona nuk kishte në fushë asnjë lojtar të dalë nga akademia La Masia. Por Celta nuk është e tillë dhe i shkaktoi jo pak probleme katalanasve të cilët gjithsesi gjejnë golin e avantazhit me Dembele në minutën e 36’. Por pak përpara se lojtarët të riktheheshin në dhomat e zhveshjes Jonny barazon rezultatin duke prishur planet e Barça-s. Pas pushimit Valverde nuk kërkon të rrezikojë dhe fut në fushë Messi-n bashkë me Roberto dhe menjëherë vjen goli i avantazhit nga Paco Alcacer.

Situata vështirësohet për Barcelona-n kur i porsa-futuri Roberto del me karton të kuq pasi tërhoqi nga fanella kundërshtarin që po shkonte drejt portës së ter Stegen. Dhe në minutën e 82’ Vigo shfrytëzon superioritetin numerik duke shënuar golin e barazimit falë Iago Aspas që duket se ka shtyrë topin me dorë drejt portës. Minutat e fundit ishin të mbushura me emocione por rezultati mbeti i pandryshuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat