Valverde tregon pse e ndryshoi formacionin ndaj Celta Vigos

Futboll

Valverde tregon pse e ndryshoi formacionin ndaj Celta Vigos

Më: 18 prill 2018 Në ora: 08:14
Ernesto Valverde

Barcelona me shumë ndryshime në formacion barazoi ndaj Celta Vigos në La Ligë.

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde ka arsyetuar formacionin e skuadrës në barazimin ndaj Celta Vigos me rezultat 2:2.

Valverde bëri ndryshime të mëdha në formacionin bazë duke lënë jashtë tij yjet kryesorë të ekipit përfshirë dyshen sulmuese Lionel Messi e Luis Suarez.

Dhe, pas barazimit, ai ka shpjeguar vendimin e tij

“Ishte një moment i duhur për të rrezikuar”, deklaroi Valverde pas ndeshjes.

Përkundër barazimit, Barcelona është në rrugë drejt titullit të kampionit në La Ligë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat