Kukësi-Laçi dhe Flamurtari-Skënderbeu, të gjithë synojnë finalen e Kupës

Futboll

Kukësi-Laçi dhe Flamurtari-Skënderbeu, të gjithë synojnë finalen e Kupës

Më: 18 prill 2018 Në ora: 11:10
Pamje nga një ndeshje

Kompeticionet e Kupave Kombëtare në përgjithësi në Europë janë anashkaluar dhe ky trend jo për t’u marrë shembull filloi të aplikohej edhe në Shqipëri, megjithatë vitet e fundit Kupa ka marrë një tjetër rëndësi edhe për faktin se është një trofe i cili jo vetëm të shton krenarinë në dhomën e muzeve por të rezervon edhe një vend në Europa League.  Këtë arritje do të synojë Laçi, por më përpara duhet të eliminojë Kukësin për të shkuar në finale, ndërkohë që në anën tjetër blutë e kanë thuajse të sigurtë pjesëmarrjen në Europë nëpërmjet kampionatit, por ky klub që u përfshi vonë në gradat e larta të futbollit tonë është i etur për trofe.

Sfida e parë në Laç përfundoi në barazim pa giola, një takim i dominuar nga kujdesi dypalësh për të mos pësuar, por tashmë nuk pritet të ketë më skema difensive sepse në “Zeqir Ymeri” do të vendoset gjithçka përsa i përket njërës prej skuadrave finaliste të këtij kompeticioni. Veri-lindorët vijnë me moral në qiell pas triumfit 4-0 përballë Partizanit  dhe kanë rregjistruar mes kamponatit dhe Kupës 9 fitore 2 barazime dhe një humbje në 12 sfidat e fundit. Peter Pacult për këtë takim do të rikthej dyshen e zakonshme të mbrojtjes Shameti-Hoxha, Dzaria do të jetë në mesfushë së bashku me Musollin, ndërsa Shkodra do të jetë në mbështetje të Sindrit Gurit.

Në krahun tjetër situata nuk është ndër pozitivet sidomos pas humbjes së 3-të rradhazi në kampionat. Kurbinasit shohin tek Kupa rrugën më të shkurtër për të shkuar në Europë, por gjithashtu synojnë ta fitojnë për të 3-ën herë në 5 vitet e fundit këtë kompeticion. Lajmi më i mirë për teknikun Mezani vjen nga porta. Gentjan Selmani e ka kryer të plotë seancën stërvitore dhe ka mundësi që të rikthehet të luajë pas një muaji mungesë për shkak dëmtimi. Ndërkohë që dyshja e sulmit do të përbëhet nga Uzuni dhe Reginaldo.

Përballjet mes Kukësit dhe Laçit kanë qënë gjtihnjë të pasura me agonizëm dhe nuk pritet të bëjë ndryshim as gjysmëfinalja e kthimit në Kupë. Kurbinasit nuk fitojnë ndaj Kukësit që nga shkurti i vitit 2015 dhe në këtë sezon 3 nga 4 ndeshjet e luajtura mes Kukësit dhe Laçit janë fituar nga skuadra blu, ndërkohë barazimi i fundit me gola në “Zeqir Ymeri” mes këtyre dy ekipeve është rregjistruar në Prill të 2014-ës. Statistikat favorizojnë veri-lindorët, megjithatë statistikat nuk përcaktojnë fatet e një gjysmëfinaleje.

Flamurtari luan sezonin me rrugën më të shkurtër për të kapur Europën dhe një trofe, Skënderbeu prestigjin e një sezoni të dominuar ku kërkon triumfin e dyfishtë. Rinis gjithcka nga avantazhi 1-0 i skuadrës së Shpëtim Duros, por Skënderbeu i Ilir Dajës pak ditë më vonë i mposhti 3-0 në kampionat në shtëpinë e tyre. Luhet sërish në Vlorë dhe të dhënat flasin për një ndeshje që askush nuk e di se si do të përfundojë, por e sigurt është që kjo është një supersfidë që vlen shumë për të dyja skuadrat dhe ku si Skënderbeu ashtu dhe Flamurtari i kanë mundësitë për të realizuar misionet respektive. Ka dy rezultate në dispozicion skuadra e Shpëtim Duros, që mund të kualifikohet edhe me barazimin, por përballë një Skënderbeu që ka asfaltuar deri më tani gjithë rivalët, të mbyllesh në bunker është një bast shumë i rrezikshëm, skuadrës së Ilir Dajës i duhet me cdo kusht të shënojë për të përmbysur disavantazhin 1-0. Në këtë optikë, peshon vërtet shumë mungesa e James që nuk është stërvitur në seeancën e fundit para sfidës, kontributi i nigerianit në fazën sulmuese me zgjidhjen e situatave në zonat e ngushta, asistet për Soëe apo dhe golin personal do të ishte shumë i cmuar, por ILir Dajës i duhet të bëjë pa të, dhe në pole position për të marrë vendin e James është Emiljano Vila.

Nuk do të jetë as për këtë sfidë mes shtyllave Orges Shehi, stafi teknik ka vendosur të mos rrezikojë me portierin që stërvitet prej disa ditësh me grupin, me synimin për ta patur në 100% të formës në ndeshjen e fundjavës në kampionat me Partizanin, edhe këtë herë gardiani i portës do të jetë Aldo Teqja, ndërkohë që në repartin e ndërmjetëm gëzon rikthimi i Sabien Lilajt, i gatshëm të marrë sërish në duar celësat e  mesfushës. Asnjë problem për sa i përket mbrojtjes me Dajën, që mund të rreshtojë titullarët e përhershëm, Vangjeli, Mici Radas dhe Osmani. Te Flamurtari fakti që kanë vendosur të kycin gojën duke vendosur heshtje për shtyp para sfidës flet shumë për rëndësinë që i japin kësaj përballjeje në kampin vlonjat. Për kuqezinjtë është një match point i vërtetë sezoni, me rrugëtimin në kampionat tashmë të kompromentuar këto javët e fundit, Kupa është kamardarja e shpëtimit në Vlorë. Cështja Veliu ka trazuar disi ambientin por Flamurtarit i duhet me cdo kusht kualifikimi, edhe pse problemet me dëmtimet për Shpëtim Duron vazhdojnë. Nuk do të ketë në dispozicion Tomislav Bushic dhe Kamara, mungesa që peshojnë shumë në fazën sulmuese, ku gjithsesi trajneri shikon ti rikthehet në dispozicion Danilo Alvesh, autorin e golit të fitores në ndeshjen e parë, një samba si e asaj ndeshje, këtë herë në Vlorë do ju pëlqente më shumë të gjithëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat