Kaka: Në Madrid më urrenin të gjithë

Futboll

Kaka: Në Madrid më urrenin të gjithë

Më: 18 prill 2018 Në ora: 15:22
Ricardo Kaka

Ish-fituesi i Topit të Artë ka folur për aventurën zhgënjyese te Real Madridi. Ricardo Kaka ishte transferuar me shumë bujë nga Milani te Real Madridi në vitin 2009, por asnjëherë nuk arriti të tregonte kualitetin e tij në Spanjë.

Braziliani ka treguar sesa të vështirë e kishte të luante në një skuadër, ku nuk kishte përkrahjen e askujt dhe mosbesimin e trajnerit Jose Mourinho, i cili e linte në bankë të shumtën e kohës.

“Te Reali u shkatërrova pasi nuk dhashë dot atë që kisha treguar te Milani”, ka thënë Kaka.

“Isha krejtësisht i humbur. Në Itali më donin të gjithë, ndërsa në Spanjë ishte e kundërta dhe mezi prisnin të largohesha”.

“José Mourinho ishte një trajner i vështirë për mua. Kishim respekt për njëritjetrin, por gjërat ishin të ndërlikuara mes nesh”.

“Kur mendoja se do të më jepte një mundësi, nuk ndodhte kurrë. Nuk i tregova dot se gëzoja formë të mirë. U stërvita shumë, luftova shumë dhe u luta shumë, por kur nuk e fitova besimin e trajnerit, kuptova që nuk mund të punoja më me të”, ka theksuar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat