Vëllaznimi në finale, Drenica në shtëpi

Futboll

Vëllaznimi në finale, Drenica në shtëpi

Nga: K.Goca Më: 18 prill 2018 Në ora: 16:43
Pamje nga një ndeshje

Skuadra e Vëllaznimit nga Gjakova kualifikohet në finalen e madhe të Digitalb Kupa e Kosovës në futboll. Gjakovarëve iu mjaftoi barazimi (0:0) kundër Drenicës nga Skenderaj, në ndeshjen e kthimit, që u zhvillua në stadiumin e qytetit në Gjakovë.

Skuadra gjakovare fal barazimit me rezultat 1:1 në Skenderaj u kualifikuan më tej sepse goli si mysafir ka vlerën e dyfishtë. Drenica bëri lojë më të mirë, krijoi më shumë raste, por assesi që të gjejnë golin e kualifikimit.

Trajneri Arsim Gojani është i lumtur që u kualifikuan në finale, kurse te tabori i Drenicës është një zhgënjim, për faktin se ishin më të mirë, por sulmuesit e saj nuk u treguan të shkathët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat