Renova dhe Shkupi ballëlartë

Futboll

Renova dhe Shkupi ballëlartë

Nga: Kemajl Goca Më: 18 prill 2018 Në ora: 18:12
Pamje nga një ndeshje

Skuadrat shqiptare, Renova nga Xhepçishti i Tetovës dhe Shkupi, dolën ballëlartë në kuadër të javës së 28-të të Kampionatit të Maqedonisë. Futbollistët e Renovës dhe ata të Shkupit fituan tri pikë që nuk maten as me ari në luftë për të ikur sa më larg skuadrave të pjesës së poshtme të tabelës. Renova si vendas e mundi me 2:1 Rabotniçkin. Raso (11'-autogol) e Stojanovski (90') shënuan për Renovën dhe Sharkoski (86') për Rabotniçkin.

Renova ngjitet në vend të pestë me 34 pikë, kurse Rabotniçki është i katërti me 35 sosh. Shkupi si mysafir e mundi me 2:1 Akademia Pandev. Për Shkupin shënuan: Bunjamin Shabani (33') e Blazhe Ilijoski (38') dhe për vendasit: Zoran Baldovaliev (45+2'). Shkupi renditet në vend të gjashtë me 33 pikë, ndërsa Pandev i shtati me 32 pikë.

Kampionati i Maqedonisë

Vardari-Shkëndija        2:3

A. Pandev-Shkupi         1:2

Skopje-Sileksi      1:1

Pelisteri-Pobeda 1:1

Renova-Rabotniçki       2:1

 

Tabela

1. Shkëndija        28     23     3       2       72

2. Vardari   28     14     7       7       49

3. Sileks     28     11     9       8       42

4. Rabotniçki       28     9       8       11     35

5. Renova  28     8       10     10     34

6. Shkupi   27     8       9       10     33

7. A. Pandev        28     7       11     10     32

8. Pobeda  28     6       8       14     26

9. Pelisteri 27     5       10     12     25

10. Skopje 28     4       13     11     25

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat