“Po të isha unë, nuk do ta mbaja Cancelo-n”

Futboll

“Po të isha unë, nuk do ta mbaja Cancelo-n”

Më: 18 prill 2018 Në ora: 18:43
Joao Cancelo

Legjenda e Inter Beppe Bergomi beson se ish-klubi i tij do të bënte një gabim nëse do të blinte Joao Cancelo për 35 milionë euro.

Cancelo është përmirësuar tek Inter pas një starti të ngadaltë për shkak edhe të dëmtimit, por Bergomi, një ish-mbrojtës i Inter – ka sugjeruar të mos shpenzohen aq shumë para për lojtarin e huazuar nga Valencia.

“Cancelo? Nuk do ta shfrytëzoja opsionin për ta blerë,” shprehet ai për Sky Sport Italia.

“Ai është një mbrojtës i djathtë i mirë, por ato para mund të shpenzohen më mirë për lojtarë të tjerë.

“Ai është krahasuar me Maicon, por ai kishte vrapin, fizikalitetin, përfshirjen dhe karakterin, ishte një kolos.

“Cancelo është akoma i dobët në duelet një kundër një, plus që është shumë i rrezikshëm me lojën e tij. Nuk po them se nuk është një lojtar i mirë, por nuk do ta mbaja.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat