Sarri merr drejtimin e gjigantit anglez

Futboll

Sarri merr drejtimin e gjigantit anglez

Më: 18 prill 2018 Në ora: 18:55
Maurizio Sarri

Chelsea ka rritur interesin e tyre për trajnerin e Napolit, Maurizio Sarri, pasi e ka bërë të qartë se dëshiron të largohet nga Italia në fund të sezonit.

59-vjeçari është një kandidaturë për të marrë drejtimin e Chelseatpër sezonin e ardhshëm.

Conte, i cili fitoi titullin e Premier Leagues gjatë sezonit të tij të parë, pritet të largohet nga klubi i Londrës pas një edicioni zhgënjyes, i cili është ankuar tek bordi drejtues për blerjet e lojtarëve.

Por Sarri tani është në “pole-position” pasi ka treguar dëshirën e tij për të lënë Napolin në fund të sezonit në kërkim të një aventure të re.

Napoli tashmë është në kërkim të dikujt që do të zëvendësojë Sarrin, pasi mund t’i bashkohet Chelseat për sezonin e ri.

Blutë aktualisht renditen në vendin e pestë në tabelën e klasifikimit, tetë pikë prapa rivalëve të tyre Tottenhamit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat