”Kjo është skuadra e vetme për momentin që mund ta mposht Real Madridin”

Futboll

”Kjo është skuadra e vetme për momentin që mund ta mposht Real Madridin”

Më: 18 prill 2018 Në ora: 19:29
Real Madrid

Presidenti i klubit të Bayern Mynihit, Karl-Heinz , beson se skuadra e tij mund ti jap fund aventurës së Real Madridit në Ligën e Kampionëve.

Bayern Munich është shpresa e vetme e Evropës për të i’a mohuar Real Madridit një triumf të tretë të Ligës së Kampionëve, sipas kryetarit të klubit bavarez – transmeton Sovrani.info

Skuadrat takohen në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve për të përcaktuar se cila skuadër do të kualifikohet për tu përballuar me Liverpoolin ose Romën në finale.

Nëse kampionët e Bundesligës avancojnë, ata do të jenë në rast të mirë për të përfunduar me tripletë, pasi kanë mposhtur Bayer Leverkusen 6-2 të martën për të arritur finalen e DFB-Pokal (Kupa e Gjermanisë).

“Kjo ishte një demonstrim i cilësisë së futbollit që kemi në ekip në këtë moment,” u tha Rumenigge gazetarëve.

“Ekipi është i mbushur me besim të plotë dhe unë besoj se një tifoz i Bayernit në këtë moment është si të jesh në parajsë”.

“Ne duhet të vazhdojmë përqendrimin tonë për gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, por nëse dikush mund ta mposhtë Real Madridin për momentin është Bayern”, deklaroi presidenti i klubit bavarez.

Ndryshe ndeshja e parë gjysmëfinale mes Bayernit dhe Realit zhvillohet me 25 prill në ”Allianz Arena”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat