Salah mposht Ronaldon në garën e golit më të bukur të Ligës së Kampionëve

Futboll

Salah mposht Ronaldon në garën e golit më të bukur të Ligës së Kampionëve

Më: 18 prill 2018 Në ora: 21:48
Mohamed Salah

Mohamed Salah ka fituar një garë të rëndësishme kundër Cristiano Ronaldos.

Në një sondazh të organizuar nga kompania Nissan, egjiptiani ka marr besimin më të madh të tifozëve anembanë botës kundrejt portugezit.

Bëhet fjalë për golin më të mirë të ndeshjeve çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve, ku në Top-3 përfundoi edhe Luis Suarez.

Goli i Salahut në takimin e dytë të çerekfinales kundër Manchester Cityt ka marrë më së shumti vota kundrejt Ronaldos.

Ky i fundit kishte shënuar gol spektakolar me gërshërë në takimin e parë kundër Juventusit, ku Real Madridi kishte triumfuar me rezultat 3-0.

Gjersa si i treti më i miri u vlerësua goli i realizuar nga sulmuesi i Barcelonës, Suarez, i cili shënoi gol në takimin e parë të çerekfinales kundër Romës.

Theksojmë se tashmë dihen çiftet gjysmëfinale, ku do të takohen Reali dhe Bayern Munichu si dhe Roma me Liverpoolin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat