Messi synon të arrijë rekordin e dy legjendave

Futboll

Messi synon të arrijë rekordin e dy legjendave

Më: 19 prill 2018 Në ora: 14:47
Messi synon të arrijë rekordin e dy legjendave

Golashënuesi më i mirë i Kupës së Mbretit në Spanjë është Telmo Zarra nga Vizcaya, i cili shënoi 81 gola me Athletic. Zarra ndiqet në këtë drejtim nga Samitier (69) dhe Gorostiza (62). Ata janë të vetmit lojtarë, që e kanë tejkaluar kuotën e 60 golave në këtë kompeticion kombëtar iberik. Quini, i cili vdiq dy muaj më parë, ka shënuar 55 gola në “Cop del Rey”. Sa i përket rekordit të golave, duhet të përmendim edhe spanjollo-hungarezin Puskas, i cili ka efikasitetin më të mirë të kësaj gare, me 49 gola në 41 ndeshje. Kaq gola ka edhe Kubala, ndaj Leo Messi do të bëjë çmos në fundjavë, kur të luajë finalen e Kupës së Mbretit për këtë edicion ndaj Sevilla, që t’i arrijë ata të dy.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat