Napoli ka një plan për Juventusin

Futboll

Napoli ka një plan për Juventusin

Më: 19 prill 2018 Në ora: 16:03
Marek Hamsik

Në një moment të caktuar mbrëmjen e së mërkurës, Napoli e pa veten me 9 pikë diferencë lag Juventusit kryesues, po vërshëllima finale e dy ndeshjeve e ngushtoi diferencën në 4 pikë.

“Gjatë ndeshjes mbrëmë ishte një moment kur diferenca me Juven ishte 9 pikë, por në fund ne treguam personalitetin tonë dhe ia dolëm që të përmbysim rezultatin. Tani janë vetëm 4 pikë larg”, kështu e komenton kapiteni i Napolit Marek Hamsik triumfuan 4:2 kundër Udinezes, ndërsa Juve hodhi një hap të gabuar duke barazuar 1-1 kundër Crotones.

“Mbrëmë morëm pak frymë”, por që sot në mëngjes jemi të përqendruar vetëm tek ndeshja kundër Juventusit. Do të jetë një takim shumë i rëndësishëm, një ndeshje që do të ndikojë shumë se si do të përmbyllet sezoni.

Të dielën e 22 prillit, në “Allianz Stadium” do të luhet Juventus-Napoli, teksa deri në përmbyllje të sezonit janë edhe 5 javë kampionat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat