Shqiptari i Atletico Madrid pezullohet për 9 ndeshje

Futboll

Shqiptari i Atletico Madrid pezullohet për 9 ndeshje

Më: 19 prill 2018 Në ora: 16:05
Keidi Bare

Mesfushori shqiptar i Atletico Madrid Keidi Bare është pezulluar për nëntë ndeshje të mërkurën pas ka abuzuar në mënyrë të përsëritur me arbitrit gjatë një ndeshjeje me ekipin e dytë të klubit.

Shqiptari, i cili ka luajtur dy herë për ekipin e parë në Copa del Rey këtë sezon, ka marrë kartonin e verdhë pas vetëm 14 minutave lojë në humbjen 4-1 të ekipit të tij ndaj Deportivo La Coruna të dielën.

Ai është larguar nga fusha me karton të kuq për shkak të protestave të tepruara ndaj arbitrit Jose Joaquin Gallego Gambin.

“Në fund të pjesës së parë, po futeshim në dhomën e zhveshjes kur gjetëm lojtarin duke pritur te dera, duke na thënë të njëjtat gjëra që na tha edhe në fushë,” shprehet arbitri në raportin e tij.

Bare do të qëndrojë jashtë për një ndeshje për shkak të kartonit të kuq dhe tetë të tjera për sjelljen e pahijshme.

Ai do të humbasë fazën finale të sezonit teksa ekipi i tij do të mundohet të sigurojë kualifikimin për në Segunda Division B.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat