Isa Sadriu: Prishtina nuk ishte në aq nivel të lartë

Futboll

Isa Sadriu: Prishtina nuk ishte në aq nivel të lartë

Më: 19 prill 2018 Në ora: 16:52
Isa Sadriu: Prishtina nuk ishte në aq nivel të lartë

Isa Sadriu, kryetrajner i Vushtrrisë, tha se nuk do të ishte befasi sikurse ekipi tij të kualifikohej në finale. “Ne kemi pasur raste edhe në ndeshjen e parë në 20-minutat e parë deri sa nuk pësuam gol duke qenë shumë më të mirë se Prishtina kështu që ne hymë në këtë ndeshjen e dytë me disavantazh 1:0 dhe me mençuri ditëm të menaxhojmë që mos të pësojmë gol, por eventualisht të bënim rastin për gol, çka e bëmë shumë me kohë, por aq pat fuqi ky ekip që të jepte edhe një tjetër apo mos të pranonte gol gjatë vazhdimeve.

Ky ekip dha maksimumin dhe ma merr menja që s’do të ishte befasi të shkonte në finale, sepse e patë edhe vetë që Prishtina nuk ishte në aq nivel të lartë se ne që ta meritonte bindshëm të shkon në finale, por kështu e ka futbollit dhe Prishtinës i uroj sukses në finale.

Neve na mbetët të luftojmë për Superligë, sepse me këtë publik që edhe Prishtina nuk ka pasur rast në Superligë të luaj para kësi lloj shikueshmërie siç është Vushtrria dhe Superligës i duhet një spektakël si ky”, tha Sadriu për faqen e FC Prishtina.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat