Edhe një yll drejt largimit nga Evropa, Pastore joshet nga milionat e Kinës

Futboll

Edhe një yll drejt largimit nga Evropa, Pastore joshet nga milionat e Kinës

Më: 19 prill 2018 Në ora: 16:56
Javier Pastore

Javier Pastore është duke kaluar momentet e tij të fundit në Evropë.

Ylli argjentinas duket se karrierën do ta vazhdoj në Azi, më saktësisht në Superligën e Kinës.

Kështu së paku kanë njoftuar mediat franceze të cilët kanë shkruar për ofertat që ka marrë Pastore.

Tri skuadrat e mëdha kineze, Tianjin Quanjian, Guangzhou Evergrande dhe Dalian Yifang janë vënë pas argjentinasit.

28-vjeçari ka një kontratë me kampionin francez deri në verën e vitit 2019.

Largimi i tij do t’i sjellë PSG-së një shumë prej 20 milionë eurove në arkat e tyre.

Besohet se klubet kineze i kanë ofruar Pastores pagë vjetore prej 10 milionë eurove në stinor dhe kjo e ka joshur ish-anëtarin e Palermos.

Gjithsesi u përfol një rikthim i tij në Serie A pasi u kërkua nga Inter, Lazio, Milan dhe Napoli por një gjë e tillë nuk do të ndodh.

Asnjëra nga skuadrat e lartpërmendura italiane nuk mund t’i ofrojnë aq shumë para si pagë vjetore dhe kjo është arsyeja që Pastore do të transferohet në Kinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat