Federata Italiane e Futbollit zyrtarizon miqësoren me Arabinë Saudite

Futboll

Federata Italiane e Futbollit zyrtarizon miqësoren me Arabinë Saudite

Më: 19 prill 2018 Në ora: 17:00
Italia

Federata Italiane e Futbollit zyrtarizon miqësoren me Arabinë Saudite, më 28 maj. Ky do të jetë një nga tre testet që do të zhvillojnë të kaltrit pas mbylljes së sezonit. Kjo përballje e parë do të luhet në stadiumin Kybunpark të Saint Gallenit në Zvicër dhe do të shënojë debutimit e trajnerit të ri, që pritet të zyrtarizohet më 20 maj.

Vetëm 3 ditë pas miqësores me Zvicrën (1 qershor), të kaltrit do të matin forcat me Francën në stadiumin e Nices, ndërsa testi i tretë do të luhet më 4 qershor me Holandën në Torino.

Sipas të gjithë gjasave, trajneri i ri i Italisë do të jetë Roberto Mancini, që do të ketë një detyrë të vështirë për ta ringritur përfaqësuesen italiane pas eliminimit nga Suedia në play off-in e Botërorit, diçka që nuk ndodhte prej thuajse 6 dekadash.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat