Hasi e fiton gjyqin me klubin e madh grek

Futboll

Hasi e fiton gjyqin me klubin e madh grek

Më: 19 prill 2018 Në ora: 19:37
Hasi e fiton gjyqin me klubin e madh grek

Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Besnik Hasi, është i lirë t’i bashkohet çdo klubi që dëshiron, pasi ka fituar gjyqin me skuadrën greke Olympiacos. Trajneri shqiptar drejtoi skuadrën e kryeqytetit grek në vitin 2017, por u shkarkua nga zyrtarët e saj. Hasi ka kërkuar të paguhej nga klubi grek sipas kontratës dhe ka arritur të fitojë gjyqin.

Palët kanë gjetur një marrëveshje, ku trajneri shqiptar do të dëmshpërblehet. Nuk bëhet e ditur shuma, por me rëndësi për Hasin është ndërprerja e parakohshme të kontratës, pasi ekzistonte një mundësi që ai të qëndronte si i punësuar i klubit deri në mbyllje të afatit të kontratës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat