Juventus me mungesa të mëdha ndaj Napolit

Futboll

Juventus me mungesa të mëdha ndaj Napolit

Më: 19 prill 2018 Në ora: 22:33
Juventus

Miralem Pjanic, Mario Mandzukic dhe Stefano Sturaro janë në dyshim për t’u përballur me Napolin, por edhe Paulo Dybala mund të mos paraqitet për shkak të formës së dobët.

Juventinët kanë katër pikë më shumë se napolitanët para përballjes mes tyre në takimin që do të vendos për Scudetton.

Pjanic dhe Mandzukic kanë pësuar lëndime në barazimin 1-1 me Crutonen dhe sot kanë rifilluar stërvitjen, megjithëse, të ndarë prej ekipit.

Sturaro ka luajtur në Stadio Scida dhe është diagnostikuar me një problem të tendinit të Akilit, kështu që nuk ka gjasa që të shërohet për takimin e së dielës.

Sipas Sky Sport Italia, është e mundur që Max Allegri të mos i jep mundësi të paraqitet edhe Dybalas, i cili pritet të mbetet në stol para ndeshjes më të madhe të sezonit.

Performanca e shkëlqyer e skuadrës në fitoren 3-1 kundër Realit të Madridit, ku Dybala ishte i pezulluar shkaku i kartonit të kuq të marrë në takimin e parë, duket do të ndikojë që trajneri italian mos të ndryshojë në formacionin bazë.

Douglas Costa është në formë mahnitëse me katër asistime në dy ndeshjet e fundit, ndërsa Gonzalo Higuain nuk do të lihet në bankën rezervë në takimin kundër ish-ekipit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat