Sociedad shkatërron Atleticon, Barça 3 pikë larg titullit

Futboll

Sociedad shkatërron Atleticon, Barça 3 pikë larg titullit

Më: 19 prill 2018 Në ora: 22:42
Sociedad

Atletico e Madridit është surprizuar në takimin e javës së 33-të, teksa është mposhtur nga Real Sociedadi me rezultatin e thellë 3-0.

Vendasit kaluan në avantazh më anë të Willian Jose në minutën e 27’, ndërsa në pjesën e dytë Juanmi shënoi një dopietë, duke fiksuar edhe rezultatin final 3-0.

Pavarësisht humbjes, Atletico e Madridit mbetet në vendin e dytë, por tashmë kur kanë mbetur vetëm 5 javë nga fundi i La Ligës, diferenca me Barcelonën kryesuese është plot 12 pikë.

Kjo do të thotë se skuadra e Valverdes mund të sigurojë titullin që këtë fundjavë, në transfertën ndaj Deportivo La Corunës, nëse merr fitoren.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat