Ceballos objektivi kryesor i Liverpoolit për mesfushën

Futboll

Ceballos objektivi kryesor i Liverpoolit për mesfushën

Më: 19 prill 2018 Në ora: 23:11
Ceballos në aksion

Skuadra angleze Liverpool është duke synuar ta përforcojë repartin e mesfushës për edicionin e ri.

Mesfushori kryesor i ‘The Reds’, Emre Can duket se do të largohet në fund të stinorit si lojtar i lirë.

E Liverpool ka gjetur zëvendësuesin e Canit dhe ai është spanjolli Dani Ceballos.

Talenti spanjoll nuk ka pasur hapësirat e duhura në Real Madrid dhe ka kërkuar largimin nga klubi mbretëror.

Zidane nuk i ka besuar shumë yllit të ri që iu bashkua madrilenëve nga Real Betis.

Por duket se Klopp e vlerëson shumë lojën e futbollistit dhe ka kërkuar nga zyrtarët e klubit transferimin e tij në verë.

Në fakt do të jetë një duel i Liverpoolit me Romën për talentin spanjoll.

Edhe klubi italian po e shikon mundësinë e transferimit të Ceballosit pasi drejtori sportiv Monchi e pëlqen lojën e tij.

21-vjeçari mund të largohet nga Santiago Bernabeu nëse vije një ofertë rreth 45 milionë euro për të.

Ceballos ka luajtur në 20 ndeshje këtë edicion në të gjitha garat për Realin ku ka shënuar dy gola. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat