BBC, tridenti i së kaluarës? - Bota Sot
BBC, tridenti i së kaluarës?

Futboll

E diel, 21 tetor 2018

BBC, tridenti i së kaluarës?

Më: 20 prill 2018 Në ora: 00:39
BBC

Duket sikur ka kaluar shumë kohë që kur Zinedine Zidane deklaroi se tresha e sulmit të Real Madrid e përbërë nga Gareth Bale, Karim Benzema dhe Cristiano Ronaldo (BBC) ishte e panegociueshme.

Tani të tre kanë kohë që janë në formë maksimale fizike dhe pa dëmtime por trajneri ka ndërruar mendjen dhe refuzon t’i aktivizojë të tre së bashku.

Teksa koha kalon me Zidane në stolin e Los Blancos, ai e përdor treshen rrallë e më rrallë.

Në sezonin e parë si trajner e përdori 33% të kohës. Kjo përqindje zbriti në 26% pas një sezoni dhe ai që humbi vendin e titullarit ka qenë Gareth Bale.

Disa situata të caktuara në fillim të sezonit aktual, si pezullimi me 5 ndeshje i Ronaldo-s, dëmtimi i Bale dhe rotacioni me Isco, Asensio dhe Lucas që janë aktivizuar më tepër, kanë bërë që tridenti të luajë nga fillimi vetëm katër ndeshje së bashku, pra 7,5% që do të thotë vetëm 370 minuta nga 4,770 të mundshme.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test