Real Madrid nis të punojë për blerjen e sulmuesit të Manchester United

Futboll

Real Madrid nis të punojë për blerjen e sulmuesit të Manchester United

Më: 20 prill 2018 Në ora: 09:51
Manchester United

Real Madrid shpreson të marrë sulmuesin e Manchester United, Marcus Rashford për të zëvendësuar Gareth Bale, sipas asaj që bën të ditur shtypi spanjoll dhe ai anglez.

“Don Balon” dhe “Daily Star” shkruajnë se Florentino Perez e ka pëlqyer futbollistin e kombëtares angleze, që kur ai “shpërtheu” në “Old Trafford”.

“Los Blancos” kërkojnë të ndërtojnë një sulm të ri në sezonin e ardhshëm dhe krahas Cristiano Ronaldo dhe Marco Asensio ata duan të marrin edhe Rashford që të mbeten pretendentë në La Liga dhe Champions League.

Vetë Manchester United është i detyruar të marrë në konsideratë shitjen e Rashford, pasi futbollisti nuk është i kënaqur me mundësitë që i ka dhënë Mourinho.

Anglezi ka luajtur 14 herë nga minuta e parë dhe 16 herë si zëvendësues në këtë sezon, por që në momentin kur ka ardhur Alexis Sanchez nga Arsenal minutat e tij janë zvogëluar ndjeshëm dhe Real Madrid do të ishte një rilindje për të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat