Thembra, ëndrra dhe babai postier: Inter çmendet pas Karamoh

Futboll

Thembra, ëndrra dhe babai postier: Inter çmendet pas Karamoh

Më: 20 prill 2018 Në ora: 10:08
Inter

Milano zikaltër është e uritur për lojtarë me cilësi të larta teknike dhe që të jenë të paparashikueshëm. Brezat e ndryshëm interistë janë dashuruar me Suarez, Corso, Beçalossi, Matthaus, Bergkamp, Ronaldo, Recoba, Baggio, Ibra, Eto’o dhe shumë të tjetër. Më pas mjaftonin disa magji të Cassano për të bërë të ëndërronte një stadium që tani është detyruar të mësojë “të kënaqet” me një ekip solid, fizik dhe, në disa raste, monoton në strategjinë e sulmit.

Xhevahiri – Për këtë arsye, të martën në mbramjë, në “San Siro”, të gjithë janë ngritur në këmbë për të duartrokitur Yann Karamoh: një shkëndijë çmendurie, ajër i freskët, energji e pastër, një shkundje e domosdoshme për garën e komplikuar drejt Champions-it. Po, është e vërtetë se ka humbur disa raste, por ato duartrokitje kanë treguar se tifozët duan të shikojnë djaloshin në fushë, gjithsesi. Duan të shohin një lojtar “ndryshe”. Duke përfshirë edhe goditjet me thembër. “Është mënyra ime e lojës, – ka thënë Karamoh, – më pëlqen të luaj kështu, është pjesë e futbollit”. Spalleti e ka kritikuar, por tifozët e kanë pëlqyer.

O Ney – Yann nga Abidjan është ambicioz dhe është përshtatur shumë shpejt me ekipin e ri. Punon shumë gjatë javës dhe nuk i pëlqen jeta e natës. Vese? I pëlqen të flejë shumë dhe i dedikon shumë kohë modës. Prindërit janë shpesh në Milanoo, në zonën e “San Siro”-s, ku Karamoh ka gjetur strehimin e duhur dhe çdo ditë mund të ëndërrojë si të bëjë të tijin tempullin milanez, një nga katedralet më prestigjioze të futbollit ndërkombëtar.

Babai, ndër të tjera, punon akoma si postier në Francë. Yann është i fejuar, por miqtë, të shumtë, janë akoma afër tij. Shpesh mbushin këndin e “Tribuna Rossa” të “San Siro”-s. “Idhulli im? Neymar, më pas vjen Cristiano Ronaldo. Por unë jam nga Bregu i Fildishtë dhe, për rrjedhojë, Drogba është një pikë referimi për mu”. Kjo shpjegon goditjet me thembër dhe magjitë e tjera…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat