Wengeri i jep fund qëndrimit tek Arsenali

Futboll

Wengeri i jep fund qëndrimit tek Arsenali

Më: 20 prill 2018 Në ora: 11:33
Arsene Wenger

Arsenali ka konfirmuar se menaxheri Arsene Wenger do të lërë rolin e tij si menaxher i Arsenalit në fund të sezonit.

Wenger, i cili është nën presion të madh për shkak të rezultateve të dobëta në Ligën Premier me Arsenalin në sezonet e fundit, njoftoi se do të largohet nga klubi në një deklaratë emocionale në faqen zyrtare të klubit.

“Pas shqyrtimit të kujdesshëm dhe diskutimeve të mëtejshme me klubin, mendoj se është koha e duhur për mua që të largohem në fund të sezonit”, ka thënë fillimisht Wenger.

“Jam mirënjohës që kam pasur privilegjin të shërbej në klub për shumë vite të paharrueshme”.

“Unë e menaxhova klubin me përkushtim dhe integritet të plotë”.

“Dua të falënderoj stafin, lojtarët, drejtorët dhe tifozët që e bëjnë këtë klub kaq të veçantë”.

“I bëj thirrje tifozëve tanë të qëndrojnë prapa ekipit për të përfunduar sa më lartë”.

“Për të gjithë dashamirët e Arsenalit, keni kujdes për vlerat e klubit”.

“Dashuria dhe mbështetja ime do të jetë përgjithmonë”, përfundoi francezi.

Ndryshe, Wenger u emërua si trajneri i Arsenalit në vitin 1996 dhe që nga ajo kohë ka fituar tre tituj të Ligës Premier dhe një rekord prej shtatë Kupave FA.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat