PSG vë në shitje Guedes për 40 milionë euro

Futboll

PSG vë në shitje Guedes për 40 milionë euro

Më: 20 prill 2018 Në ora: 14:08
Goncalo Guedes

Kampionët e Francës duan të shesin lojtarët që nuk janë pjesë e planeve të klubit.

Paris Saint-Germain ka vendosur që ta shesë Goncalo Guedes te Valencia për 40 milionë euro.

Sipas Le Parisien, klubi francez do të bëjë disa largime gjatë verës për t’i ikur një dënimi nga UEFA për Fair Play Financiar dhe një ndër lojtarët e parë që do të largohet do të jetë reprezentuesi i Portugalisë.

Guedes këtë sezon po luan si huazuar te Valencia, e cila është e gatshme të paguajë klauzolën e lojtarit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat