“UEFA DEVELOPMENT”, Shqipëria mund me penallti Italinë

Futboll

“UEFA DEVELOPMENT”, Shqipëria mund me penallti Italinë

Më: 20 prill 2018 Në ora: 16:08
UEFA DEVELOPMENT

Një fitore shumë e bukur e ekipit tonë kombëtar U-16 në turneun që ka nisur në San Marino, ”UEFA DEVELOPMENT”, me pjesëmarrjen e Shqipërisë, Italisë, Armenisë dhe San Marinos. Sipas programit, ndeshja e parë ishte sot, kundër përfaqësueses së Italisë së kësaj grup-moshe.

Në avantazh kanë kaluar të parët futbollistët kuqezinj, me golin e Stafës, në minutën e 47-të. Italia ka barazuar me anë të Milaneses, në minutën e 61-të. Sipas formatit të turneut, nëse ndeshja del barazim, atëherë gjuhen penalltitë dhe sot, kundër Italisë, skuadra e Mustedanagic ka fituar 4-3 nga pika e bardhë.

Për Shqipërinë shënuan: Papa, Shehu, Kuqi dhe Molla. Kështu, regjistrohen dy pikët e para për Shqipërinë dhe një pikë për Italinë. Pas dy ditësh është ndeshja e radhës për kuqezinjtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat