“Le Professeur” dhe Arsenali i tij i dashur nga shkrimtarët e artistët anglez

Futboll

“Le Professeur” dhe Arsenali i tij i dashur nga shkrimtarët e artistët anglez

Më: 20 prill 2018 Në ora: 16:14
Arsène Wenger

Arsène Wenger, duke nisur nga sezoni i ardhshëm nuk do të jetë më trajner i Arsenal, post që mbante prej vitit 1996.

Në botën e pamëshirshme të humorit banal dhe vrerit falas të rrjeteve sociale, për shumë të rinj njihet si objekt memesh.

Në të vërtetë “Le Professeur” është një nga personazhet revolucionarë të futbollit anglez kur në gjysmën e parë të periudhës si trajner i “topçinjve” të Londrës krijoi një skuadër spektakolare, zbavitëse e fituese, duke rivalizuar denjësisht me një kundërshtar shumë të fortë si Manchester United i Alex Ferguson.

3 herë kampion me skuadrën e dashur nga artistët dhe shkrimtarët anglezë, kulmi i francezit në krye të Arsenal qe sezoni 2003-04, kur kampionati u fitua pa as edhe një humbje të vetme. Ekipi meritoi nofkën “The Invincibles” duke thyer një rekord të vendosur nga Preston North End 115 vjet para Arsenal (1888-89).

Formacioni: Lehmann, Lauren, Campbell, Touré, Ljungberg, Vieira, Gilberto, Pirès, Bergkamp, Henry.

Për Wenger edhe 7 FA Cup të fituara dhe një finale Champions e humbur ndaj Barcelona-s së Ronaldinho-s më 2006.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat